image Java e 32-të në Superligë me duele interesante

Futboll

Java e 32-të në Superligë me duele interesante

news image

Në këtë fundjavë do të vazhdojë Superliga në futbollin kosovar me xhiron e 32-të, raporton Gazeta Sinjali.

Superliga po shkon drejt fundit të edicionit 2020/21, duke u bërë javë pas jave çdo gjë e paqartë, ku lufta për titull dhe për mbijetesë është e zjarrtë.

Lideri i ligës Ballkani do të ketë punë në udhëtim me ekipin e Drenicës.

Prishtina pas fitoreve të rëndësishme në dy xhirot e kaluar do të jetë mysafire e Llapit.

Kampionia në fuqi Drita pas dy lëshimeve në dy ndeshjet e fundit dhe humbjes së kreut do të ketë një tjetër përballje të vështirë, “Intelektualët” presin Feronikelin.

Arbëria me fitoren në ndeshjen e fundit ndaj Feronikelit ka hapur garën për mbijetesë dhe në ballafaqimin me Gjilani që është pa objektive do të kërkojë fitoren.

Skuadër tjetër që lufton për të shmangur rënien nga liga është Trepça’89, e cila do të takohet me Besën që tashmë edhe automatikisht ka rënë nga liga.

Tabela e Superligës së Kosovës, ku gara për titull është bërë nxehtë, një ashtu edhe për mbijetesë ku katër skuadra nuk e kanë të sigurt qëndrimin në ligë edhe për stinorin e ardhshëm:

Ndeshjet e xhiros së 32-të:

/Gazeta Sinjali Sporti/