image Java alarmuese në Kosovë: Për pesë ditë 23 vdekje dhe mbi 9 mijë raste pozitive

Shëndetësi

Java alarmuese në Kosovë: Për pesë ditë 23 vdekje dhe mbi 9 mijë raste pozitive

news image

23 persona kanë vdekur si pasojë e infektimit me COVID-19, për pesë ditë në Kosovë, ndërkaq 9 mijë e 201 të tjerë kanë rezultuar pozitivë në testimet për koronavirus, transmeton Gazeta Sinjali.

Të hënën e kësaj jave Ministria e Shëndetësisë njoftoj se në vendin tonë ishin konfirmuar edhe 740 raste të reja me COVID-19 dhe 2 raste të vdekjes.

May be an image of 1 person and text

Kurse të martën e kësaj jave Ministria e Shëndetësisë raportoi për një numër katërshifror të rasteve me COVID-19, ku vetëm gjatë asaj kohe ishin konfirmuar edhe 1 mijë e 765 raste të reja.

Por, krahas shtimit të rasteve të reja u shtuan edhe rastet e vdekjes nga ky virus. Vetëm gjatë ditës së martë u raportuan edhe 5 viktima.

May be an image of text

Rritja alarmante e rasteve me COVID-19 në Kosovë vazhdoi edhe ditën e mërkurë ku MSH-ja raportoi se ishin konfirmuar edhe 2 mijë e 110 raste të reja.

Kurse ishin shënuar edhe 4 viktima nga ky virus.

May be an image of text

Kurse ditën e enjte krahas një numri të madh të të infektuarve me virus shqetësues ishte edhe numri i personave të vdekur brenda një dite nga COVID-19.

MSH-ja për këtë ditë njoftoi se në për 24 orë në vend ishin shënuar edhe 8 viktima dhe ishin konfirmuar edhe 2 mijë e 236 raste të reja.

May be an image of text

Shifra rekorde të rasteve u raportuan edhe gjatë ditës së stome, ku për 24 orë u konfirmuan 2 mijë e 250 raste të reja dhe 4 raste të vdekjes nga ku virus.

May be an image of text

Aktualisht në Kosovë janë 16 mijë e 341 raste aktive, ndërkaq nga fillimi i pandemisë janë shënuar gjithsej 125 mijë e 358 raste.

Deri më tani, si pasojë e infektimit me COVID-19 kanë vdekur 2 mijë e 307 persona.

Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 154 persona, ndërkaq numri total i të shëruarve ka shkuar në 106 mijë e 700.

Ndërkaq nga e marta e deri të premten, me vaksinën anti-COVID në Kosovë janë vaksinuar 86 mijë e 635 qytetarë.

Institucionet shëndetësore vazhdimisht kanë bërë thirrje që qytetarët të shfrytëzojnë të drejtën e imunizimit përmes vaksinës kundër koronavirusit.

/Gazeta Sinjali/