image Jasmina dhe Ola përfundojnë në spital, çfarë po ndodh me dy shoqet?

Bota e Yjeve

Jasmina dhe Ola përfundojnë në spital, çfarë po ndodh me dy shoqet?

news image

Vetëm pak ditë më parë u shfaqën së bashku duke zbuluar se kanë rregulluar raportet sërish.

Ola dhe Jasmina kanë një shoqëri me ulje dhe ngritje por së fundmi janë bërë shoqe sërish.

Pas pamjes ku duken të lumtura në shoqërinë e njëra-tjetrës, vajzat kanë shqetësuar ndjekësit duke u shfaqur nga spitali.

Si Ola ashtu edhe Jasmina kanë publikuar foto nga ambientet e spitalit ku shfaqen duke bërë serum.

“Se di çbëhet kështu”, ka shkruar Jasmina krah fotos ndërkohë sipër fotos së saj ka shkruar edhe Ola duke thënë: “Tallem, tallem por edhe s’tallem”.

Vajzat nuk kanë zbuluar se çfarë ka ndodhur me to dhe si është e mundur të dyja njëherësh të kenë nevojë për ndihmë mjeksore. /Gazeta Sinjali/