image Shqiptarët në Botërorin 2026: Xhaka e Jashari shkëlqejnë, por ëndrra ndalet në çerekfinale

Futboll

Shqiptarët në Botërorin 2026: Xhaka e Jashari shkëlqejnë, por ëndrra ndalet në çerekfinale

news image

Kupa e Botës 2026 solli një përfaqësim modest të futbollistëve me prejardhje shqiptare, me vetëm tre lojtarë që u paraqitën në skenën më të madhe të futbollit botëror.

Aventura më e gjatë ishte ajo e kapitenit të Zvicrës, Granit Xhaka, dhe mesfushorit Ardon Jashari. Dyshja shqiptare ishte shumë pranë një arritjeje historike, por rrugëtimi i zviceranëve u ndal në çerekfinale pas humbjes 3:1 ndaj Argjentinës.

Ndërkohë, Besfort Zeneli, i cili përfaqësoi Suedinë në këtë turne, u eliminua në fazën e 1/32-ës, pasi kombëtarja suedeze nuk arriti të siguronte një vend në raundet e mëtejshme.

Edhe pse numri i lojtarëve shqiptarë në Botërorin 2026 ishte i kufizuar, paraqitjet e tyre konfirmuan edhe një herë ndikimin dhe talentin e futbollistëve me origjinë shqiptare në skenën ndërkombëtare.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/