image Jasharaj i kundërpërgjigjet Kurtit/ Nëse 67 për qind dalin analfabetë në shkolla, ato duhet mbyllur

Arsim

Jasharaj i kundërpërgjigjet Kurtit/ Nëse 67 për qind dalin analfabetë në shkolla, ato duhet mbyllur

news image

Akuzave të kryeministrit Albin Kurti, se sistemi i dobët arsimor po prodhon analfabetë funksionalë e jo kuadro të mira, i është kundër përgjigjur kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj, raporton Gazeta Sinjali.

Rrahman Jasharaj, tha se nëse prodhohen 67 për qind analfabetë në shkollat tona, ato duhet mbyllur, sepse sipas tij, nuk na duhen.

“Nuk di prej nga këto të dhëna që nuk janë të sakta, ka pak nxënës dy a tre të dobët, por të tjerët janë të mirë e të shkëlqyeshëm”, tha Jasharaj.

Kryesindikalisti i SBAShK-ut, shtoi se nëse ka një cilësi të tillë, SBASHK-u nuk ndihet fajtor, sepse nuk i punësojnë mësuesit e profesorët e as nuk i bëjnë plan programet mësimore.

GazetaSinjali/