image Japonia lëshon trenin që lëviz 360 kilometra në orë, nuk e ndjen as tërmetin

Botë

Japonia lëshon trenin që lëviz 360 kilometra në orë, nuk e ndjen as tërmetin

news image

Autoritetet infrastrukturore japoneze, kanë bërë të ditur se kanë lëshuar trenin më të shpejtë dhe më të sigurtë në vend. Sipas raportimeve të mediave, ky tren madje nuk e ndjen as tërmetin.

Treni i tipit N700S mund ta arrijë shpejtësinë maksimale në 360 kilometra në orë, ndonëse në hekurudhën ku do të qarkullojë, shpejtësia më e madhe e lejuar është 285 kilometra në orë, shkruan “Daily Mail”.

Sistemi i hekurudhës është i lidhur me sensorët që vërejnë dridhjet e tokës. Nëse vërehet ndonjë tërmet, sistemi i energjisë ndalet automatikisht dhe aktivizohen frenjtë emergjentë.

Linja nëpër të cilën do të qarkullojë treni i ri lidh qytetet Tokio, Osaka dhe Kobe dhe është një ndër më të famshmet në botë. Kjo linjë ishte e para në botë nëpër të cilën qarkulloi një tren i shpejtë më 1 tetor të vitit 1964.

Modeli N700S duket shumë i ngjashëm me trenin që do ta zëvendësojë, N700, por ka disa karakteristika të reja e mbresëlënëse.

Ulëset mund të shtrihen deri në një masë, secila prej tyre ka prizë për mbushje të telefonave dhe pjesa për mbështetjen e kokës ka drita që ndizen sa herë që treni i afrohet një stacioni për t’ua sjellë ndër mend pasagjerëve që t’i marrin valixhet e tyre.

Treni i ri si burim energjie i shfrytëzon bateritë me komibinimin litium-jon dhe nuk ka nevojë ta shfrytëzojë rrjetin elektrik me tela./ Gazeta Sinjali/