Menaxheri i xhudistes më të suksesshme në Kosovë, Majlinda Kelmendit, Driton Kuka, ka konfirmuar që Japonia ka vendosur Majlinda Kelmendin në pullën e tyre postare.
Suksesin e Kosovës në xhudo e ka vlerësuar Japonia duke u treguar popullit të tyre përmes një pulle postare duke treguar respektin dhe miqësinë që kanë japonezët me Kosovën.
Këtë e ka bërë të ditur përzgjedhësi i Kosovës në xhudo, Driton Kuka, përmes një postimi në rrjetet sociale./ Gazeta Sinjali/