D.H, dhe S.H, bashkëshortë mes vete, u gjetën pa shenja jete sot në rrugën “Jusuf Gërvalla” në lagjen Ortakoll në Prizren. Për ngjarjen që tronditi Prizrenin, prokuroria ka dhënë detaje.
“Sipas dyshimeve të para të Prokurorisë, në trupat e viktimave janë vërejtur plagë të shkaktuara nga arma e zjarrit. Gjatë shikimit në vendin e ngjarjes, është gjetur një armë e zjarrit – pistoletë, për të cilën dyshohet se mund të jetë arma me të cilën është kryer vepra penale”, thuhet në njoftim.
Me urdhër të prokurorit trupat e pa jetë të viktimave janë dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë.
Më tej, theksohet se Prokuroria Themelore në Prizren, është duke i ndërmarrë të gjitha veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të rastit. /Gazeta Sinjali/