image Ronaldo kur u pyet se kur do martohet: Jam 1000% i sigurt se do martohem së shpejti me Georginën

Futboll

Ronaldo kur u pyet se kur do martohet: Jam 1000% i sigurt se do martohem së shpejti me Georginën

news image

Cristiano Ronaldo thotë se është 1000% i sigurt se do të martohet me të dashurën e tij, Georgina Rodriguez, duke shtuar se kjo mund të ndodh brenda një muaji.

Futbollisti i famshëm 36-vjeçar është në lidhje me Georginan 28-vjeçare që më shumë se pesë vjet, dhe kanë së bashku një vajzë 4 vjeç, të quajtur Alana Martina.

Dyshja tani janë në pritje edhe të binjakëve, një vajze dhe një djali.

Ndërkohë, Georgina ka deklaruar se mezi pret të thotë “po” kur t’i bëhet pyetja për martesë.

“Kjo mund të ndodhë brenda vitit, apo edhe brenda një muaji. Jam 1000% i sigurt që kjo do të ndodh”, është shprehur Ronaldo.

Cristiano dhe Georgina do të bëhen me binjakë në prill të këtij viti, derisa ata po rrisin së bashku edhe katër fëmijë të tjerë, tre prej të cilëve futbollisti i ka me gra të tjera.

Georgina e ka festuar të enjten e kaluar ditëlindjen e saj të 28-të, e rrethuar me familjen e saj të ngushtë në Dubai. /Gazeta Sinjali Sporti/