Kapiteni i Aston Villës, Jack Grealish ka paguar për varrimin e një tifoze të klubit, e cila vdiq tragjikisht në një aksident me makinë fundjavën e kaluar, transmeton Sinjali Sport.
Mia Craen, 18 vjeçare, mbeti e vdekur pasi u përplas me një pemë ndërsa po shkonte në shtëpinë e familjes së saj në Horsham, West Sussex.
Pas shumë mesazheve në rrjetet sociale Grealish u përgjigj, duke dhuruar më shumë se 2 mijë euro për shpenzimet e varrimit.
Po ashtu, futbollisti i dërgoi ngushëllime familjes së vajzës./Sporti në Sinjali/