image Ja si ta menaxhoni panikun e krijuar nga koronavirusi, flet psikologu

Kosovë

Shëndetësi/ Ja si ta menaxhoni panikun e krijuar nga koronavirusi, flet psikologu

news image

Pas shënimit të rasteve të para me koronavirus në Kosovës, paniku është shtuar edhe më shumë nga qytetarët, jo vetëm të Kosovës, por në të gjithë botën.

Qytetarëve po iu kërkohet të mos bëhet panik, pasi ataku i panikut është kategoari e ankthit, i cili manifestohet me ndjenjën se po humbisni kontrollin ndaj vetes dhe mjedisit përreth.

Këtë e ka përshkëruar edhe psikologu i Kosovës, Imri Zabeli, i cili thotë se informatat e reja për përhapjen e koronavirusit, provokojnë ndjenjë të kërcënimit, duke aktivizuar kështu sistemin nervor simpatik, e që pason me rritje të ritmit të frymëmarrjes, djerzitje e dridhje.

“Me rritje të ritmit të frymëmarrjes, rrahjes së zemres, djersitje, dridhje, marramendje, kolli mund të jetë reagim ndaj ritmit të shpejtuar të frymëmarrjes, simptoma këto që mund të ngjasojnë me COVID-19. Pas kësaj gjendje të panikut, veprimi i parë që na bjen ndërmend për shpëtim është mjeku ( adresa e shpëtimit), si rrjedhojë vrapojmë tek mjeku, vendi ku ndjehemi më të sigurt për shpëtim. Ky reagim në panik na rrezikon të marrim infektim nga COVID-19 në ambientet shëndetësore të mbipopulluara”, ka shkruar në Facebooj Zabeli.

Ai ka treguar edhe si ta menaxhojmë veten në rast të panikut, shkruan Gazeta Sinjali.

“Nëse përjetoni një ndryshim shumë të shpejt në vete, si rrahje të zemrës, frymëarrje, dridhje, djersitje, marramendje…., mos u alramo, është panikë, fokuso vëmendjen në numrim  të ngadaltë nga 50 prapa.. 49, 48.48…1. Pije një çaj, mate temperaturën, nëse temperatura është e lartë dhe kolli nuk ndalet, keni frymëzënje thirrni në linjen e konsultimit për COVID-19”, ka shkruar psikologu.

Në Kosovë sot është shënuar rasti i tretë me koronavirus./Gazeta Sinjali/