image Abdixhiku kritikon Qeverinë për dështimin e menaxhimit të krizës

Politikë

Abdixhiku kritikon Qeverinë për dështimin e menaxhimit të krizës

news image

Lidhja Demokratike e Kosovës ka vazhduar sot takimet me struktura dhe qytetarë në komunën e Prizrenit.

Gjatë diskutimit, kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, kritikoi Qeverinë për performancën e dobët dhe menaxhimin e dështuar të krizës, si dhe foli edhe për ngjarjet e fundit me pagat e mësimdhënësve.

“Sot është dita ndërkombëtare e mësuesve. Në vend të festës dhe mbështetjes, reformave të reja arsimore apo mirënjohjes, ata morën poshtërim (u dënuan). Qeveria nisi një konflikt të drejtpërdrejtë ndaj mësuesve me mos ekzekutimin e pagave. Ky është një akt i paprecedentë hakmarrjeje, i heshtjes së revoltës, i ushtrimit të presionit të pastër. Mosekzekutimi i pagave është një vendim politik dhe përçarës i shoqërisë tonë. Qeveria mori rrugën e gabuar nga e cila nuk ka kthim prapa. Ata që tentojnë të përçajnë qytetarët do të përfundojnë gjithnjë e më të dobët, derisa të dështojnë plotësisht”, deklaroi Abdixhiku.

Ai tha se qeverisja e mirë ka të bëjë me kujdesin dhe lidershipin e vërtetë dhe se Qeveria dëshmoi të kundërtën.

“Qeverisja e mirë ka të bëjë me kujdesin, ka të bëjë me përgjegjësinë, ka të bëjë me udhëheqjen në kohë krize. Bëhet fjalë për dialog dhe për punë të palodhur për njerëzit. Asgjë që e përshkruan këtë Qeveri”, përfundoi Abdixhiku.

/GazetaSinjali/