Autorë të një grabitjeje spektakolare, dënohen me disa vite burg çifti grabitës në Britaninë e Madhe.
Pamjet e të cilës po bëjnë xhiron e mediave vendase, siç mund të shihet nga kjo video e kapur nga kamerat e sigurisë, çifti depërton me makinën “Ford Fiesta” duke thyer xhamin e dyqanit dhe më pas nis grabitjet.
“Daily Mail” raporton se hajdutët kanë vjedhur parfume që në total kapin një vlerë 15 mijë e 221 paund. Fill pas grabitjes çifti ia del të largohet me shpejtësi nga vendngjarja. Mësohet se dy hajdutët kanë qenë të maskuar, por pas hetimeve policia gjeti çantën e gruas dhe ID-në e saj.
Pas hetimeve u arrestua çifti, i identifikuar si Michael Denyer 33 vjeç dhe Chrsitina Colton 44 vjeç. Po ashtu policia arriti në përfundimin se “Ford Fiesta” që u përdor në grabitje është e njëjta me atë që zotëron gruaja në Bristol.
Sipas mediave britanike çifti ishte deklaruar më herët fajtor për vjedhje dhe dëme të tjera kriminale. Denyer u burgos me tre vjet burg ndërsa Colton me dy vjet e nëntë muaj. /Gazeta Sinjali/