image Ja sa po pritet sot në pikat kufitare të Kosovës

Kosovë

Ja sa po pritet sot në pikat kufitare të Kosovës

news image

Qarkullimi në pikat kufitare të Kosovës po zhvillohet pa pritje të gjata deri në këto momente.

Sipas të dhënave të përditësuara, në shumicën e pikave kufitare pritjet për hyrje dhe dalje nga vendi variojnë nga 3 deri në 5 minuta, ndërsa në disa pika të caktuara qytetarët po presin deri në 10 minuta.

Pavarësisht fluksit të lëvizjeve, situata paraqitet e qetë dhe nuk raportohet për kolona të gjata apo bllokime që do të ndikonin në qarkullimin e automjeteve.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/