image Ja sa milionë do të humbasë Lebron James deri në fund të sezonit

Basketboll

Basketboll/ Ja sa milionë do të humbasë Lebron James deri në fund të sezonit

news image

NBA është në pauzë, ndërsa LeBron James, sipas mediave në SHBA, për çdo ndeshje të pazhvilluar është duke humbur nga 366 mijë dollarë, ose rreth 7 milionë dollarë deri në fund të sezonit të rregullt.

Ky nuk është ndonjë problem i madh kur merret parasysh pasurinë që ky basketbollist ka fituar gjatë karrierës së tij.

Vetëm në periudhën nga viti 2003 e deri në vitin 2019, vetëm nga kontratat me Clevelandin, Miamin dhe Los Angelos lakers, James ka përfituar 245 milionë dollarë.

Ndërkohë drejtuesit e NBA-së kërkojnë mënyra se si të shlyejnë pagesat për basketbollistët për këtë periudhë kur ata nuk zhvillojnë stërvitjet dhe ndeshjet në NBA.