Kriza e pandemisë nga koronavirusi iu ka kushtuar industrisë së automobilave miliarda dollarë humbje në gjithë botën.
Kështu kanë theksuar grupi i konsulencës EY gjatë një studimi, duke shtuar se humbjet e 17 prodhuesve më të mëdhenj të automjeteve në botë, në tremujorin e dytë të këtij viti arritën në gati 11 miliardë euro, përcjell Gazeta Sinjali.
“Vetëm gjashtë prodhues arritën të qëndronin ‘në këmbë’, me kompaninë amerikane të makinave elektrike Tesla, madje duke arritur të regjistronte përmirësimin nga viti në vit, duke e lejuar atë të hidhej në krye të renditjes si prodhuesi më i mirë i automjeteve. Asnjë prodhues automjetesh nuk ishte në gjendje të shmangte rënien e të ardhurave në tremujorin e dytë”, thuhet në studimin e EY. /Gazeta Sinjali/