Festivali i Filmit në Kanë mund të konsiderohet një shfaqje e vërtetë mode.
Madje në këtë edicion, në tapetin e kuq ka parakaluar edhe Georgina Rodriguez.
Bukuroshja u shfaq me një fustan të gjatë ngjyrë kafe, të ngushtë, me një dekolte të hapur që vinte në pah format e saj. Krijimet asimetrike të Jean Paul Gaultier gjithashtu kishin detaje lëkure që zbukuronin pjesën e supit dhe shpatullën.
Ky model klasik mesa duket është ndër të preferuarit e yllit, por disa ekspertë të modës besojnë se nuk është i përshtatshëm për të pasi dhe se “ajo duhet të shmangë modele të tilla”, dhe se “ngjyra dhe prerja janë një dështim”.
Nga ana tjetër, fansat e kanë komplimentuar dhe përgëzuar Georgina-n për zgjedhjen e bërë.