image E bukura Georgina Rodriguez me fjalët më të mira uron ditëlindjen e djalit të Ronaldos - Sinjali

E bukura Georgina Rodriguez me fjalët më të mira uron ditëlindjen e djalit të Ronaldos

news image

Modelja Georgina Rodriguez, përveç se e bukur dhe seksi, ajo duket se ka një zemër prej ari. Në një postim në Instagram, ajo ka bërë një dedikim prekës për djalin e madh të partnerit të saj, Cristiano Ronaldo, shkruan Gazeta Sinjali.

Pa asnjë dallim prej fëmijëve që i ka lindur vetë, Georgina zgjodhi fjalët më të ëmbla dhe të ndjera përderisa i uroi Cristiano Junior ditëlindjen.

Urime princi im! Eshtë kënaqësi të të shoh teksa rritesh çdo ditë dhe të shoh djalin e rritur në të cilin po kthehesh. Faleminderit që na bën kaq krenarë. Faleminderit që je vëllai i madh më i mirë, djali dhe shoqëruesi më i mirë i jetës. Jam kaq e lumtur që shoh sot gëzim dhe mirënjohje në sytë e tu. Faleminderit që më bën çdo ditë të ndihem si mamaja më e mirë në botë. Të duam, babi, mami, motrat e vëllai”, ishin fjalët e saj krahas postimit. /GazetaSinjali/


Shpërndaje artikullin