Sot u dha leja për nisjen e stërvitjeve për ekipet e Superligës së Kosovës në futboll.
Klubet do të kenë kohë të përgatiten për më shumë se 15 ditë, ndërsa liga pritet të startojë më 6 dhe 7 qershor, transmeton Gazeta Sinjali.
FFK do t’ia kumtojë rregullat strikte që ekipet duhet t’u përmbahen.
Superliga pritet të përfundojë më 20 korrik, sipas afatit të kërkuar nga UEFA./Gazeta Sinjali/