image Ja kur do të luhet derbi që mund ta vendos titullin, Juventus-Lazio

Futboll

Ja kur do të luhet derbi që mund ta vendos titullin, Juventus-Lazio

news image

Pas vendimit zyrtar për rifillimin e Serisë A, tashmë është përcaktuar edhe kalendari i javëve të mbetura me oraret përkatëse përveç tri javëve të fundit që parimisht do të zhvillohen më 26 korrik, 29 korrik dhe 2 gusht.

Oraret e ndeshjeve të javëve të fundit do të vendosen në bazë të objektivave që do të kenë skuadrat.

Kampionati elitar italian rikthehet duke i dhënë prioritet ndeshjeve të pazhvilluara të javës së 26-të. E para do të jetë Torino-Parma, të shtunën e 20 qershorit, në orën 19:30 dhe më 21:45 Verona – Cagliari. Të dielën, më 21 qershor do të zhvillohen edhe dy ndeshjet e fundit (të prapambetura), Aalanta-Sassuolo (19:30) dhe Inter-Sampdoria (21:45).

Pasi të mbyllen ndeshjet e prapambetura, vijon fluksi normal i ndeshjeve me javën e 27-të. Të hënën, më 22 qershor, ky raund nis Lecce-Milan, në orën 19.30 dhe mbyllet të mërkurën në mbrëmje.

Përplasja që mund të vendosë shumë për titullin, Juventus-Lazio, do të zhvillohet më 20 korrikm në orën 21:45.