image Ja çka u gjet në shtëpinë e personit që dyshohet se vrau veten në Komoran

Siguri

Ja çka u gjet në shtëpinë e personit që dyshohet se vrau veten në Komoran

news image

Mbrëmë rreth orës 19:45 është raportuar se ka vdekur një 70-vjeçar në mënyrë të dyshimtë në “Lagjen e Re” të Komoranit, njofton Gazeta Sinjali.

Lajmin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës në rajonin e Prishtinës, Agron Borovci, i cili tha se me të marrë informatën policia ka dalë në vendin e ngjarjes duke filluar menjëherë me ndërmarrjen e veprimeve hetimore me synim sqarimin e rrethanave të rastit.

Sinjalizues të Gazetës Sinjali, fqinjë me të ndjerin kanë thënë se gjatë bastisjes policia ka gjetur një armë zjarrit dhe një gëzhojë me të cilën dyshohet se viktima ka kryer vetëvrasje.

Gjithashtu ky sinjalizues ka thënë se nga vendi i ngjarjes policia ka nxjerrë një armë zjarri AK47, disa karikator, deternator dhe fishekë.

Përveç këtyre i ndjeri dyshohet se ka poseduar edhe disa granata dore si dhe sasi të ndryshme të municionit.

Gazeta Sinjali do të ju mbajë të informuar në lidhje me këtë rast. /Gazeta Sinjali/