Sipas ekspertëve të gastrologjisë për “Women’s Health Magazine”, mishi i pulës i pagatuar dhe lëngjet e tij janë shpesh të kontaminuar me bakterin campylobacter, salmonelë dhe bakterin clostridium perfringens.
Konsumimi i këtij mishi mund të shkaktojë të vjella të kombinuara me diarre, temperaturë dhe kontraksione të forta të stomakut.
Në varësi të baktereve që merren, simptomat mund të fillojnë brenda 6 orëve ose edhe 2 deri në 5 ditë pas konsumimit të mishit. Dhe më e keqja është se pas konsumimit ndoshta aksidental, nuk ka asgjë që mund të bësh që të shpëtosh prej këtyre simptomave.
Në raste të tilla, kur simptomat janë përkeqësuar, është e nevojshme të paraqiteni në spital ku mjekët me do të dijnë ç’të bëjnë.
Por, a ndodh e njëjta gjë edhe nëse mishi i pulës është pakëz i pagatuar mirë. Fatkeqsisht po!
Përgjithësisht, mishi i pulës i gatuar mirë duhet të ketë ngjyrë të bardhë deri në qendër të tij, ku temepratura e lartë depërton me më shumë vështirësi. Nëse mishi ka ngjyrë rozë në pjesën e brendshme, do të thotë se nuk është gatuar mjaftueshëm dhe nuk është aspak i sigurt për konsum.