Vdekja e gjeneralit iranian Qasem Suleimani ka sjellë shumë kërcënime nga Irani të cilët kërkojnë hakmarrje.
Presidenti Donald Trump deklaroi se nëse Irani kërkon hakmarrje, atëherë ShBA do të vendosë nën shënjestër 52 site kulturore të Iranit dhe do t’i shkatërrojë ato.
Janë me qindra site të tilla që mbajnë peshën e një vlere historike të madhe në Iran ku 20 prej tyre janë të mbrojtura nga Unesco. Ja disa prej tyre.
Një nga sheshet më të mëdha në botë, Sheshi Naqsh-e Jahan është në qytetin e Isfahan, i ndërtuar në fillim të Shekullit të 17-të.
E vendosur në sheshin Naqsh-e Jahan është Xhamia Imam. Është zbukuruar me pllaka të hollësishme dhe gjithashtu është regjistruar si një sit i trashëgimisë botërore të Unesco.
Pallati Golestan është një kompleks i ndërtesave mbretërore me të brendshme të hollësishme në Teheran, dhe ishte rezidenca zyrtare e dinastisë Qajar në shekullin XIX.
Persepolis ishte kryeqyteti i Perandorisë Akamenidiane dhe daton në 515 para Krishtit. Është shpallur nga Unesco si një sit i trashëgimisë botërore në 1979.
Duke treguar Darin e Madh të Perandorisë Akamenidiane rreth 500 pes, mbishkrimi Behistun është një reliev i madh shkëmbi i shkruar në disa gjuhë dhe ishte vendimtar për deshifrimin e shkrimit kuneiform – një nga sistemet më të hershme të shkrimit.
Një nga ndërtimet më të mëdha të adobe në botë, kështjella e lashtë Arg-e Bam ishte vendosur në rrugën e lashtë tregtare të mëndafshit Lindje-Perëndim. Dëmtuar gjerësisht në një tërmet në 2003, aktualisht po kalon rindërtim.
Kulla Azadi (Liria) në qendër të Iranit fillimisht ishte porositur nga Shahu i fundit i Iranit, Mohammad Reza Pahlavi, për të shënuar vitin 2.500 të themelimit të Shtetit Imperial të Iranit.
Mauzoleumi i Ruhollah Khomeini strehon varret e Ajatollah Ruhollah Khomeini – themeluesit të republikës islamike – dhe familjes së tij, së bashku me figura të tjera politike. Shtë një vend i rëndësishëm pelegrinazhi në Iranin modern.