Nesër është 13 vjetori i vdekjes së Arben Xheladinit dhe Mon Balajt, të dy aktivistëve të Lëvizjes Vetëvendosje, të cilët u vranë nga policia rumunE e UNMIK-ut, në protestat e dhunshme të kësaj partie kundër Pakos së Ahtisaarit.
Përveç dy personave të vdekur, në këtë protestë u lënduan edhe mbi 80 të tjerë.
Organizator dhe prijës i kësaj porteste ishte Albin Kurti, tani kryeministër i Kosovës, i cili atë ditë kishte mbajtur një fjalim para protestusve.
“Pavarësia ka me mbetë veç anderr. Këtyre (UNMIK-ut) nuk ju konvenon Pavarësia, a e dini pse? Se me u ba pavarësia këta duhet me shku”, kishte thënë Kurti.
Më poshtë mund ta dëgjoni fjalimin e plotë të tij./Gazeta Sinjali/