Izraeli ka nisur një operacion për të testuar qytetarët nëse janë të prekur nga koronavirusi përmes një rrjeti kabinash të vendosura në rrugë, përmes së cilave shmanget kontakti mes mjekut dhe pacientit.
Autoritetet izraelite janë shprehur të gatshme ta ndajnë me vendet e tjera këtë mënyrë testimi, e cila kushton pak dhe është e lehtë për t’u ndërtua.
Kabinat e prodhuara nga kompanitë e kujdesit shëndetësor, së bashku me partnerë civilë dhe ushtarakë ofrojnë një ambient steril për mjekun dhe pajisjet mund të dezinfektohen me shpejtësi nga njëri pacient te tjetri.
Rezultatet e testit dalin për disa orë dhe i dërgohen pacientit përmes të dhënave të tij elektronike. /Gazeta Sinjali/