Qyteti i Huanggang në Kinë është izoluar për të parandaluar përhapjen e koronavirusit vdekjeprurës.
Ky është qyteti i dytë në Kinë pas Wuhanit që është izoluar.
“Huanggang do të izolohet këtë mesnatë, për të parandaluar transmetimin e koronavirusit”, thanë autoritetet kineze.
Banorët nuk duhet të largohen nga qyteti, vetëm nëse kanë ndonjë arsye të rëndësishme.
Qyteti Huanggang shtrihet në brigjet e lumit Yangtze dhe është shumë afër qytetit të Wuhanit.
Wuhan ka një popullsi prej rreth 11 milion banorësh dhe të gjitha rastet janë shënuar në Wuhan dhe në rrethinat e këtij qyteti.
Kujtojmë se deri tani kanë mbetur të vdekur 17 persona dhe 617 të tjerë janë të prekur nga ky virus misterioz. /Gazeta Sinjali/