image Izolohet kryeministrja finlandeze, një punonjës i zyrës së saj doli pozitiv me koronavirus

Botë

Pandemia/ Izolohet kryeministrja finlandeze, një punonjës i zyrës së saj doli pozitiv me koronavirus

news image

Kryeministrja finlandeze, Sanna Marin do të punojë nga shtëpia nga e enjtja, si një masë paraprake kundër ekspozimit të mundshëm ndaj koronavirusit, tha zyra e saj.

Sipas medieve të huaja, vendimi u mor pasi u tha se Marin kishte një kontakt të ngushtë me dikë që kishte punuar në zyrën e saj javën e kaluar i cili kishte testuar pozitiv të mërkurën.

“Mundësia e ekspozimit është jashtëzakonisht e ulët”, shkruajti zyra në një deklaratë, duke shtuar se Marin ishte pa simptoma dhe ndihej mirë.

Finlanda deri të enjten ka regjistruar rreth 4,300 raste të coronavirusit dhe 155 vdekje të Covid-19./Gazeta Sinjali/