Një numër fshatrash në Vietnam janë vënë sot nën karantinë pas zbulimit të rasteve të koronavirusit të ri Covid-19.
Bllokimi i 10,000 njerëzve është i pari që ndodh jashtë Kinës kontinentale që prej nisjes së epidemisë.
Oficerë policie me maska po ruanin sot në postblloqe rajonin fshatar të Son Loi teksa fshatarët ishin vënë nën karantinën 20-ditore.
Masa drastike u vendos pas zbulimit të gjashtë rasteve të reja me virusin e ri, përvec pesë infektimeve të mëparshme.
“Prej datës 13 shkurt do të vendoset karantina e epidemisë në komunën e Son Loi”, thuhej në një deklaratë të ministrisë së shëndetsisë.
Son Loi është një rajon me disa fshatra bujqësore rreth 25 milje larg kryeqytetit Hanoi.
Vietnami ka një kufi të lirshëm me KInën, deh deri tani ka konfirmuar 16 raste të koronavirusit të ri. /Gazeta Sinjali/