image Izmiri nuk gjen qetësi, disa tërmete brenda 10 minutave

Botë

Izmiri nuk gjen qetësi, disa tërmete brenda 10 minutave

news image

Rajoni i Izmirit në Turqi nuk ka gjetur qetësi, pasi që sot brenda disa minutave kanë ndodhur tri tërmete, shkruan Gazeta Sinjali.

Sipas aplikacionit “Earthquake”, tërmeti i parë ndodhi në ora 14:02 dhe pati shkallë prej 2.7 rihterësh.

Ndërsa tërmeti i dytë ndodhi pesë minuta më vonë, rreth orës 14:07. Edhe ky tërmet kishte shkallë prej 2.7 rihterësh.

Ndërsa i treti ndodhi në ora 14:08 dhe kishte një shkallë më të vogël krahasuar me tërmetet e para.

/Gazeta Sinjali/