image Ivica Daçiq refuzon shtetet e Quint-it për kërkesën ndaj Kosovës

Kosovë

Ivica Daçiq refuzon shtetet e Quint-it për kërkesën ndaj Kosovës

news image

Qeveritë e Francës, Gjermanisë, Italisë, Mbretërisë së Bashkuar dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ditë më parë lëshuan një deklaratë të përbashkët ku kërkuan nga Kosova dhe Serbia që të kthehen në tavolinën e bisedimeve.

Vendet e Quintit kërkuan heqjen e taksës nga Kosova si dhe ndalimin e fushatës së Serbisë për heqjen e njohjeve kundër Kosovës.

Por, pavarësisht kësaj kërkese zyrtarë në Beograd kanë deklaruar se do t’i ndjekin interesat e shtetit të tyre.

Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq ka deklaruar se do të vazhdojë me avazin e tij të vjetër kundër Kosovës.

Daçiq për “Blicin” serb ka thënë se pavarësisht se është presion nga vendet e Quintit, këto paralajmërime nuk janë asgjë e re.

“Prishtina nuk do ta largojë tarifën. Edhe nëse mbahen zgjedhjet dhe deri sa të mbarojnë ato nuk do të ketë asgjë”, tha Daçiq.

Ai shprehet se megjithatë Beogradi do të përpiqet të parandalojë hyrjen e Kosovës në Interpol dhe UNESCO.