image Daçiq e akuzon Perëndimin, e quan Gërvallën “eksponente gjermane”: Është nga ai bllok politik

Politikë

Daçiq e akuzon Perëndimin, e quan Gërvallën “eksponente gjermane”: Është nga ai bllok politik

news image

Ministri i Punëve të Jashtme i Serbisë, Ivica Daçiq e ka akuzuar bashkësinë ndërkombëtare se po e mbon Kosovën dhe veten për qasjen e tyre në vitet ’90.

Daçiq thotë se faktori më i rëndësishëm është ministrja e Punëve të Jashtme e Kosovës, Donika Gervalla Schwartz, të cilën ai e quan “eksponente gjermane”.

“Ajo është një eksponente gjermane nga ai bllok politik, i cili tha në vitet 1990 se ‘as Amerika, as Gjermania dhe askush nga jashtë nuk do të na sjellë pavarësinë, vetëm armët tona’. Pra, ata duan ta arrijnë qëllimin e tyre përmes dhunës në çdo rast. Qëllimi i tyre është një Kosovë e pavarur, dhe pengesë për këtë janë serbët që jetojnë atje, pengesë për këtë është lidershipi serb i udhëhequr nga presidenti Vuçiq dhe lidhja dhe uniteti që kemi me popullin tonë”, tha Daçiq në RTS.

Ai kërkoi që bashkësia ndërkombëtare t’i vihet kundër Kosovës, por shtoi se nuk beson që kjo do të ndodhë.

“Nuk jemi të sigurt se do të ndodhë sepse ekziston një sëmundje e quajtur shurdhim, që do të thotë se komuniteti ndërkombëtar është edhe i shurdhër, edhe i munguar. Ata që krijuan atë bërthamë separatiste, që e njohën Republikën e Kosovës kundër të gjitha rregullave, që shkelën parimin e mbrojtjes së integritetit territorial dhe sovranitetit, duan të dëshmojnë me të gjitha forcat se kishin të drejtë. Ata nuk po e mbrojnë Prishtinën, po e mbrojnë veten dhe veprimet e asaj periudhe”, tha Daçiq.

“Atë fëmijë që ata krijuan, tani duhet ta kontrollojnë, sepse dreqi është jashtë shisheve dhe kërcënon të shkaktojë sërish destabilitet dhe luftë”, tha ai.

/GazetaSinjali/