image Daçiq: Nuk ka hyrje të Kosovës në OKB dhe as njohje

Politikë

Daçiq: Nuk ka hyrje të Kosovës në OKB dhe as njohje

news image

Ministri i Punëve të Jashtme dhe kreu i Partisë Socialiste të Serbisë, Ivica Daçiq ka deklaruar se politika e socialistëve bazohet në mbrojtjen e integritetit territorial dhe sovranitetit përmes dialogut, se nuk ka hyrje të Kosovës në OKB dhe njohje.

Ai ka thënë se do të vazhdojnë me politikën për të lobuar në çnjohjen e Kosovës.

“Kjo politikë bazohet në respektimin e së drejtës ndërkombëtare, do të thotë ne duam të mbrojmë integritetin tonë territorial dhe sovranitetin, përmes dialogut, se nuk ka njohje të Kosovës, se nuk ka hyrje të Kosovës në OKB, se do të vazhdojmë këtë politikë të tërheqjes së njohjes, se ne do të mbrojmë, mbështesim dhe mbrojmë vendin nga çdo përpjekje për destabilizim”, tha Daçiq.

/GazetaSinjali/