image ‘IuteCredit’ humb betejën në Arbitrazh, Havolli: Fitore e plotë pa asnjë kosto për Republikën e Kosovës

Politikë

‘IuteCredit’ humb betejën në Arbitrazh, Havolli: Fitore e plotë pa asnjë kosto për Republikën e Kosovës

news image

Republika e Kosovës ka fituar rastin ndaj institucionit mikrofinanciar IuteCredit në Gjykatën Ndërkombëtare të Arbitrazhit, raporton Gazeta Sinjali.

Lajmin e ka konfirmuar ish-zëvendësguvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës, Sokol Havolli.

“Fitore e plotë pa asnjë kosto përRepublikën e Kosovës, tha Havolli për Sinjalin.

“Insistimi jonë për ligjshmeri dhe vetem ligjshmeri ne vendimet tona u konfirmua si i drejte edhe nga arbitrazhi nderkombetar.

Ne insistuam ne ligjshmeri edhe kur u sulmuam ne menyre te paskrupullt nga qarqe te ndryshme, madje edhe me pozicione te rendesishme publike, brenda vendit”, ka thënë ai.

Havolli shtoi se ndjehet krenar që ia ka “shpëtuar Kosovës 30 milionë euro”.

“Prandaj, ndjehem shume krenar që, me autorizimin e Guvernatorit Fehmi Mehmeti, udhëheqa ekipën me te cilen i’a shpëtuam Kosovës 30 milionë euro, i mbrojtem qytetarët e Kosoves nga abuzimi financiar dhe ruajtëm stabilitetin financiar në vend!”, vijoi më tej Havolli.

/GazetaSinjali/