image Iu dha lamtumira e fundit mjeshtrit të muzikës, Shaqir Hoti

Sociale

Iu dha lamtumira e fundit mjeshtrit të muzikës, Shaqir Hoti

news image

Me një ceremoni mortore i është dhënë lamtumira e fundit kompozitorit dhe mjeshtrit të madh të muzikës, Shaqir Hotit, i cili vdiq dje.

Varrimi është bërë në vendlindjen e tij në Rogovë të Hasit, ku edhe u cilësua si njëri nga muzikantët më të mëdhenj të kombit shqiptar.

Një biografi për Shaqir Hotin e lexoi kryetari i fshatit Rogovë, Islam Gashi. Ai tha se Shaqiri si arsimtar edukoi brezat e rinj dhe ishte në mesin e pedagogëve më të respektuar.

Sipas tij, vdekja e Shaqirit i ka tronditur pasi kjo vdekje është një humbje për familjen dhe shoqërinë tonë.

Është momenti i vështirë ta përballoni këtë humbje kaq të madhe dhe prekëse por ju duhet të jetë krenar që e patët një prind, një vëlla, një kojshi kaq të dashur, e një fshatar të mirë, por edhe kombi shqiptar që e humbi një punëtor të madh dhe të respektuar, të njohur në të gjitha viset shqiptare si muzikantë dhe mjeshtër i muzikës që lirisht numërohet në mesin e muzikantëve më të mëdhenj kombëtar”, tha ai, përcjell ksp.

Shaqir Hoti ishte njëri prej kultivuesve më të mëdhenj të repertorit tradicional/folklorik me mbi 180 komponzime – me këngë e valle por edhe me bashkëpunime të ndryshme në projekte për kolona zanore.

/Gazeta Sinjali/