image Italia në panik qytetarët boshatisin raftet e supermarketeve

Botë

Botë/ Italia në panik qytetarët boshatisin raftet e supermarketeve

news image

Italia po përjeton dy ditë të vështira pas shpërthimit të koronavirusit në disa zona në veri të vendit.

Lombardia është një nga zonat më të prekura, teksa rastet në këtë rajon kanë kaluar në mbi 88 persona të infektuar.

Ndërkohë, njerëzit janë në panik, pasi qeveria italiane ka bërë thirrje që qytetarët të qëndrojnë në shtëpi. Ky fakt ka bërë që qytetarët t’i drejtohen supermarketeve duke boshatisur raftet e ushqimeve dhe produkteve të nevojshme për jetesë.

Sipas një video që është publikuar nga mediat e Shqipërisë, shihen si qytetarët e Milanos blejnë produkte të nevojshme për jetesë.

Deri më tani numri i të vdekurve nga koronavirusi në Itali ka shkuar në tre.