image Italia në gjysmëfinale, fiton përballjen e vështirë ndaj Belgjikës

Futboll

Italia në gjysmëfinale, fiton përballjen e vështirë ndaj Belgjikës

news image

Ndeshja më interesante në çerekfinale të EURO 2020 u zhvillua mes Belgjikës dhe Italisë, shkruan Sinjali Sport.

Azzurri u kualifikua në gjysmëfinale të këtij evropiani, me fitore 2-1 ndaj Belgjikës.

Nicolo Barella dhe Lorenzo Insigne realizuan dy super gola, duke qenë krucial për këtë triumf te italianët.

Romelu Lukaku në kohën shtesë të pjesës së parë realizoi nga penaltia golin e vetëm te belgët.

Në një nga stadiumet më të mira të këtij Evropiani, në “Allianz Arena” u zhvillua kjo përballje.

Italia do të takohet me Spanjën në gjysmëfinale. /Gazeta Sinjali Sporti/