Fqinjët u përballen mes veti në kuadër të eliminatoreve për Kampionatin Botëror ‘Katar 2022’, raporton Sinjali Sport.
Kampioni i Evropës, Italia u nda baras me Zvicrën në “Stadio Olimpico”, që u mbyll me rezultat 1-1.
Wildmer i kaloi i pari mysafirët në epërsi në minutën e 11-të me një super gol, kurse Di Lorenzo në të 36-ën barazoi shifrat.
Italia me 15 pikë është e para për shkak të golaverazhit pasi edhe Zvicra ka 15 pikë, por e renditur si e dyta në grup.
Ndeshja e radhës e përcakton kombëtaren që do të kualifikohet si e para nga grupi C. /Gazeta Sinjali Sporti/