image Italia e para në Evropë në evakuimin e afganëve, arrin deri në 5 mijë qytetarë

Rajon

Italia e para në Evropë në evakuimin e afganëve, arrin deri në 5 mijë qytetarë

news image

Italia ka evakuuar pothuajse 5,000 qytetarë afganë nga Kabuli, që nënkupton se është numri më i madh që ka bërë ndonjë shtet i Bashkimit Evropian.

Ministri i Punëve të Jashtme i Italisë, Luigi Di Maio u ka thënë mediave se urdhër i tyre është që të mos braktisen njerëzit, gratë dhe fëmijët e Afganistanit.

Ai ka shtuar se shpreson që Italia të evakuojë më shumë afganë pas 31 gushtit, me ndihmën e Kombeve të Bashkuara dhe vendeve të tjera.

SHBA-ja, Britania e Madhe dhe Gjermania kanë evakuuar po ashtu mijëra njerëz jashtë Afganistanit.

Vetëm Gjermania ka evakuuar rreth 4,000 qytetarë afganë. /GazetaSinjali/