image Italia e bën të detyrueshme 'Green Pass', për mësues dhe studentë

Evropë

Italia e bën të detyrueshme ‘Green Pass’, për mësues dhe studentë

news image

Qeveria italiane të enjten ka vendosur që para se të hyjnë në klasë mësuesit duhet të kenë dëshmi të imunitetit nga Covid-19. ‘Green Pass’ u bë e detyrueshme edhe për udhëtarët në trena, aeroplanë, anije dhe autobusë ndërurbanë.

Për të përshpejtuar vaksinimin e popullsisë për ta luftuar variantin Delta, qeveria italiane tashmë ka vendosur që nga 6 gushti, pasaporta e gjelbër do të kërkohet për ata që duan të hanë brenda restoranteve dhe për një varg shërbimesh e aktivitetesh rekreative, shkruan Reuters transmeton Gazeta Sinjali.

Pasaporta e Gjelbër është certifikatë digjitale ose e shtypur në letër, e cila tregon që dikush e ka marrë të paktën dozën e parë të vaksinës, ka dalë negativ në test ose është shëruar së fundi nga koronavirusi.

Pavarësisht dyshimeve në koalicionin qeverisës dhe protestave të vogla, kabineti i Mario Draghi-t të enjten e zgjeroi kërkesën për pasaportë të gjelbër për të gjithë mësimdhënësit, studentët dhe për transportin në largësi të madhe nga 1 shtatori.

Me rregull të re, mësuesit nuk do të mund të punojnë pa këtë certifikatë dhe pas pesë ditësh mungesë, nuk do të paguhen më. Në mars, vetëm një muaj pasi erdhi në pushtet, Draghi e bëri të detyrueshëm vaksinimin për punëtorët shëndetësorë. /GazetaSinjali/