image Italia dhe Kosova nënshkruajnë marrëveshje për eliminimin e tatimit të dyfishtë në të ardhura

Politikë

Italia dhe Kosova nënshkruajnë marrëveshje për eliminimin e tatimit të dyfishtë në të ardhura

news image

Ministri i Financave Hekuran Murati dhe Ambasadori i Italisë në Kosovë, Nicola Orlando në praninë e ministrave të jashtëm të dy shteteve kanë nënshkruar marrëveshje për eliminimin e tatimit të dyfishtë në të ardhura, transmeton Gazeta Sinjali. 

Kjo marrëveshje është nënshkruar sot pas ardhjes së ministrit të Jashtëm të Italisë, Luigi Di Maio.

Pas nënshkrimit është mbajtur një konferencë e përbashkët ndërmjet Ministres së Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla dhe Ministrit të Punëve të Jashtme të Italisë.  

Di Maio, ka thënë se liberalizimi i vizave për Kosovën duhet të ndodhë shumë shpejtë.

 Ai tha se prioritet për Italinë është rritja ekonomike dhe lufta kundër korrupsionit.

“E kemi dëshmuar edhe sot me nënshkrimit të marrëveshjes dy palëshe. Me ministren u pajtuam që të vazhdojmë këtë rrugë për të përforcuar bashkëpunimin mes dy vendeve. Rrugëtimi i reformave që Kosova duhet të ndërmarrë dhe përafrimi me BE, Italia është e bindur që Kosova do të jetë në Evropë dhe të bëhet liberalizimi i vizave sa më shpejt. Që të kemi një pajtim në rajon sepse janë instrument i mirë i integrimit në BE. Ia paraqita mbështetjen për dialogun me Serbinë. Inkurajomë Kosovën të vazhdojë përpara për të pasur rezultat”, ka thënë ai.

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, ka thënë se lidhja mes dyja vendeve është e fortë dhe e vjetër.

Disa javë më parë kemi mbajtur një stërvitje të përbashkët ushtarake në Kosovë. Vendi ynë është i përkushtuar për anëtarësim në BE dhe NATO. Maio e di se mijëra shqiptarë janë vendosur në Itali pas vdekjes së Skënderbeut. Edhe sot ka fshatra që fliten dialektet e vjetra të shqipes. Lidhja mes Italisë dhe nesh është shumë e gjallë dhe shumë e vjetër. Patëm takim të shkëlqyer sa i përket atmosferës dhe rezultateve”, është shprehur Gërvalla. /Gazeta Sinjali/