image Italia - Argjentina përballen në Copa EuroAmerica

Futboll

Italia – Argjentina përballen në Copa EuroAmerica

news image

Fituesi i Kampionatit Evropian, Italia dhe ai i Copa Americas, Argjentina do të përballen me njëri-tjetrin në kuadër të trofeut të ri Copa EuroAmerica.

CONMEBOL ka njoftuar se është arritur marrëveshja me UEFA-n për këtë përballje që do të përfshijë fituesin e Kampionatit Evropian dhe fituesin e Copa Americas.

Kjo ndeshje do të zhvillohet në qershor të vitit të ardhshëm.

Ndërkohë, stadiumi se ku do të luhet ndeshja mes Italisë dhe Argjentinës nuk është caktuar ende.

Kështu, Messi do ta ketë edhe një mundësi të fitojë një tjetër trofe me Argjentinën.  /Gazeta Sinjali Sporti/