image Itali/ Nga 6 gushti Green Pass do të bëhet i detyrueshëm

Evropë

Itali/ Nga 6 gushti Green Pass do të bëhet i detyrueshëm

news image

Italia do të aktivizojë sistemin e përdorimit të certifikatës jeshile për të hyrë në ambiente të mbyllura në lokale, restorante, muze, kinema, palestra, pishina, ngjarje kulturore e sportive, ceremoni fetare e civile etj.

Nga data 6 gusht me vendim të qeverisë italiane, Green Pass-i bëhet i detyrueshëm për të hyrë në struktura publike, qendra shëndetësore e rezidenciale, si dhe për të udhëtuar në Evropë.

Green Pass është një certifikatë jeshile që lëshohet nga Ministria Italiane e Shëndetësisë pas kryerjes së dy dozave të vaksinës Anti-Covid, e që mund të merret me një afat kohor të limituar dhe pas kryerjes së dozës së parë të vaksinës, e që hyn në fuqi 14 ditë pas saj e deri në kryerjen e dozës së dytë.

Me hyrjen në fuqi të kësaj mase të re, aktivizohet sistemi i detyruar i kontrollit për të verifikuar vlefshmërinë e autenticitetin e certifikatës jeshile dhe në rast se kjo nuk kryhet, janë parashikuar gjoba, si për pronarët e bizneseve, ashtu dhe për qytetarët.

Prej datës 6 gusht në Itali bëhet aktiv dhe sistemi i verifikimit të Green Pass përmes një aplikacioni të vënë në dispozicion nga Ministria e Shëndetësisë, ku çdo pronar duhet të kontrolloj barkodin e çdo klienti që do të frekuentojë ambientet e mbyllura të lokalit të tij, ku përmes barkodit do të konfirmohet nëse personi është i vaksinuar.

Është parashikuar nga 400 euro në 1000 euro gjobë në rast se nuk kryhet një procedurë e tillë.

Pasaporta jeshile bëhet jo e vlefshme në momentin kur personi rezulton pozitiv me koronavirus.

Gjatë këtyre orëve, qeveria italiane po punon për hartuar një hartë të funksionimit të pasaportës jeshile që mund të bëhet e detyrueshme edhe për të udhëtuar në trena e avionë, për sistemin shkollor dhe atë të punësimit./Gazeta Sinjali/