image Humb jetën fëmija 4-vjeçar pas shembjes së një ndërtese në Itali

Rajon

Humb jetën fëmija 4-vjeçar pas shembjes së një ndërtese në Itali

news image

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur gjatë ditës së sotme në Strada del Bramafame, në Torino të Italisë, ku pas një shpërthimi nga rrjedhja e gazit u shemb ndërtesa dhe si pasojë e kësaj vdiq një fëmijë.

Mediat italiane njoftuan se djali i cili ndërroi jetë është identifikuar si Aron, ndërkaq nëna 34- vjeçare e fëmijës u nxor nga rrënojat dhe u dërgua në urgjencë së bashku me një 22-vjeçar me origjinë rumune.

Të dy janë në gjendje kritike, përderisa edhe një tjetër person ka mbetur i plagosur.

Djegie në 50% të trupit ka pësuar një 22-vjeçar i cili jetonte në një tjetër apartament, kurse një 22 vjeçari tjetër, i plagosuri i tretë i cili është me origjinë siciliane pësoi thyerje në legen dhe dëmtim në kokë.

Zhurma e shpërthimit të gazit u dëgjua deri në rrethin Madonna di Campagna.

Shpërthimi i shkaktuar nga rrjedhja e gazit ndodhi në një ndërtesë dy katëshe me 6 apartamente, ku jetojnë kryesisht familje me origjinë shqiptare dhe rumune. /GazetaSinjali/