Kombëtarja e Italisë dhe ajo e Zvicrës zhvilluan sonte ndeshjen e dytë në Grupin A, shkruan Sinjali Sport.
Azzurri fituan me rezultat të pastër 3-0, ndaj helvetëve.
Mesfushori Manuel Locatelli ishte figura kryesore e Italisë sonte, duke i realizuar dy gola, në minutën e 26-të dhe të 52-ën.
Për të tretin u përkujdes sulmuesi kryesor, Ciro Immobile në minutën e 88-të.
Italianët mbesin lider në këtë grup me gjashtë pikë duke u kualifikuar në fazën tjetër, teksa zviceranët kanë vetëm një pikë.
Zvicra ndeshjen e fundit e luan ndaj Turqisë, ndërsa Italia ndaj Uellsit. /Gazeta Sinjali Sporti/