Shumë qytetarë të Komunës së Istogut janë mbledhur sonte në qendër të qytetit për të nderuar asamblistin e PDK-së, Labinot Aliaj, i cili vdiq sot, njofton Gazeta Sinjali.
Të pranishëm në këtë ceremoni nderimi kanë qenë edhe disa nga deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës. Deputetja Ganimete Musliu ka mbajtur edhe një fjalim para të pranishmëve.
Asamblisti komunal i PDK-së në Istog, Labinot Aliaj ka ndërruar jetë sot në orët e hershme të mëngjesit. Siç kanë bërë të ditur familjarët e viktimës, vdekja e tij erdhi si pasojë e një sulmi në zemër. Ai ishte vetëm 27 vjeç. /Gazeta Sinjali/