image Istog/ Qytetari largon shiritat e Inspektoratit dhe vazhdon ndërtimin e shtëpisë pa leje

Siguri

Istog/ Qytetari largon shiritat e Inspektoratit dhe vazhdon ndërtimin e shtëpisë pa leje

news image

Një person në Istog ka hequr shiritat e Inspektoratit të Komunës dhe ka vazhduar ndërtimin e shtëpisë pa leje, shkruan Gazeta Sinjali.

Rasti ka ndodhur të dielën me datën 30 maj, në vendin e quajtur Osten në Bjeshkët e Nemuna.

Policia ka njoftuar se Inspektorati Komunal ka dalë sërish në vendin e ngjarjes, ka ndaluar punimet dhe ka vendosur prapë shiritat.

Prokurori ka vendosur që rasti të shkojë në procedurë të rregullt./Gazeta Sinjali/