image Istog: Burri kërcënon me vrasje gruan e tij, ajo ia thërret Policinë

Siguri

Istog: Burri kërcënon me vrasje gruan e tij, ajo ia thërret Policinë

news image

Rastet e dhunës në familjet kosovare nuk kanë të ndalur. Pothuajse çdo ditë në Policinë e Kosovës raportohen raste të shumta, ku kryesisht viktima janë gratë, të cilat pësojnë nga bashkëshortët e tyre. Një rast i tillë ka ndodhur edhe dje, në Kaliqan të Istogut, raporton Gazeta Sinjali.

Sinjali mëson se një grua e ka denoncuar bashkëshortin e saj për dhunë në familje, deri në atë pikë kur përleshja ka eskaluar edhe në kërcënime me vrasje.

Përballë kësaj situate, viktima ka vendosur që zgjidhja më e mirë është që të kërkohet ndihmë nga Policia, duke e raportuar rastin.

Si rezultat i denoncimit, një njësi policore është vënë në veprim dhe ka prangosur burrin e dyshuar, i cili më pas është intervistuar në Polici.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, i dyshuari është ndaluar për 48 orë dhe ndaj tij kanë nisur hetimet për veprën penale “dhunë në familje”

/GazetaSinjali/