Ismet Munishi po vazhdon me deklaratat e forta të tij.
Së fundmi ai e ka bërë një postim në lidhje me fatin e këtij edicioni.
Nesër, UEFA do të mbajë një mbledhje ku do të vendosë për fatin e kampionateve.
E këtë se ka lënë pa e komentuar edhe trajneri i Ballkanit, Ismet Munishi.
“Edhe në kohën e krizës së madhe po merren me Fc Ballkanin. Na jemi kampionë me të gjtha parametrat , me lojë të bukur , me talenta që kemi zbulu , me përgaditje fizike , me bukuri të futbollit me organizim me të gjitha. Mos na xhelozoni por mësoni nga ne. Shumica e keni pas mundesinë por po e shohë që nuk keni mësu asgjë. Nëse luhet e ishalla luhet sa ma shpejtë prapë ne jemi kampionë. E nëse nuk luhet shyqyr që vendos Uefa dhe ne do ta pranojmë vendimin e Uefas nesër. Dhashtë zoti ta tejkalojmë këtë sfidë sa ma shpejtë kjo është më e rendesishmja” u shpreh Munishi.