Gjilani e ka mposhtur Arbërinë në udhëtim me rezultat 4-3, në një përballje me shumë gola dhe rikthime rezultatesh, shkruan Sinjali Sport.
Golat për “kuqebardhët” u shënuan nga Progni i cili shënoi dy herë, Musolli dhe Shend Kelmendi. Ndërsa për skuadrën nga Dobraja e Lipjanit kanë realizuar Santos, Kryeziu dhe Bahtiri.
Kryetrajneri i Gjilanit, Ismet Munishi, ka vlerësuar lartë skuadrën e tij dhe ka shtuar se është e vetmja ekip që luan futboll, duke aluduar që nuk luajnë me matematika.
“Lojën e skuadrës time e vlerësoj shumë lartë, jemi e vetmja skuadër që luajmë futboll. Jam shumë i kënaqur me futbollistët që u inkuadruan në ndeshje”.
“Sot për herë të parë me duhet të them që e kam fituar ndeshjen nga zëvendësimet, sepse futbollistët që i kisha nga minuta e parë më të vërtetë ishin shumë të lodhur. Ne kemi luajtur ndeshje vetëm dy ditë më parë” ka thënë Munishi.
Gjilani me këtë fitore mbetet në vendin e katër me 47 pikë, ndërsa Arbëria ka bërë hap fals duke mbetur në zonën e kuqe me 33 sosh. /Gazeta Sinjali Sporti/