image Ismet Beqiri rikthehet në Kuvend, KQZ i zëvendëson edhe deputetët tjerë që morën poste në qeveri

Politikë

Ismet Beqiri rikthehet në Kuvend, KQZ i zëvendëson edhe deputetët tjerë që morën poste në qeveri

news image

Ish-kryetari i Komunës së Prishtinës dhe ish-deputeti i disa legjislaturave, Ismet Beqiri do të rikthehet në Kuvendin e Kosovës. Ai do ta zëvendësojë Arban Abrashin, i cili u emërua ministër i Infrastrukturës në qeverinë e re.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i ka rekomanduar edhe zyrtarisht emrat për deputetë të cilët do të zëvendësojnë deputetët që u bën ministra.

Në zgjedhjet e fundit, Beqiri nuk arriti t’i merrte votat e mjaftueshme për t’u bërë deputet.

Po ashtu, KQZ ka konfirmuar edhe zëvendësimet e tjera nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), si Visar Hoti e Faton Bislimi që do t’i zëvendësojnë ish-deputetët që morën poste në qeveri, zëvendëskryeministrin Driton Selmanaj dhe ministrin e Shëndetësisë, Armend Zemajn.

Nga radhët e Nismës Socialdemokrate, në vend të Albulena Balaj – Halimajt e cila është emëruar zëvendëskryeministre, deputete do të jetë Arbëreshë Krasniqi.

Ndërkohë, KQZ-ja në mbledhje e sotme ka çregjistruar edhe katër parti politike. /Gazeta Sinjali/